Glossary entry

English term or phrase:

window prostitute

Albanian translation:

prostitutë vitrine

Added to glossary by Sherefedin MUSTAFA
Mar 24, 2012 13:08
12 yrs ago
1 viewer *
English term

window prostitute

English to Albanian Social Sciences Social Science, Sociology, Ethics, etc.
window prostitution

Discussion

Iliana2010 Mar 26, 2012:
Thjesht për sqarim Së pari dua të sqaroj që nuk po përpiqem aspak të moralizoj rreth përshtatshmërisë së termave. Madje, edhe unë vetë e kam sugjeruar termin 'prostitutë' si përkthim të termit.
Së dyti kur përmenda faktin që termi mund të tingëllojë diskriminues e kisha fjalën për interpretimin që mund të bëhet nga dëgjuesit/lexuesit. Dhe për mendimin tim, kjo është një ndër detyrat kryesore të përkthyesit: çdo përkthyes duhet të 'analizojë' termat me qëllim përzgjedhjen e tyre në varësi të natyrës së dokumentit. Jo çdo term mund të përdoret në kontekste apo dokumente të ndryshme, pavarësisht nëse kuptimi i tij është i njëjtë.
Sherefedin MUSTAFA (asker) Mar 26, 2012:
Jemi përkthyes Me çdo respekt për ndjeshmërinë e një termi sy ky apo edhe shumë më të "rëndë" se ky, bëhet fjalë për përkthim. Askush nuk ka ndër mënd dhe as që do të më binte ndër mënd që të ofendojë, e lëre më të diskriminoj dikë. Aspak. Prandaj edhe nuk e shoh të arsyeshme që në këtë forum përkthyesish të moralizohet rreth përshtatshmërisë së fjalëve. Po qe se fillojmë kështu, atëherë gjuhës shqipe do t'i nevojiteshin edhe 100 vjet për të përkthyer terminologjinë e anatomisë së njeriut, kurse njerëzit në jetën e përditshme gjërat i quajnë ashtu si quhen dhe jo me 3-4 fjalë të tjera për të "ruajtur moralin". Edhe kjo e fundit, më duket, paksa hipokrite.
Iliana2010 Mar 26, 2012:
Harrova të përmendja që edhe termi 'prostitutë' përdoret gjerë. Zgjedhja përfundimtare është në dorë të përkthyesit. Punë të mbarë.
Iliana2010 Mar 26, 2012:
Po përdoret Siç e sqarova edhe në përgjigjen time, në shtyp përdoret më tepër 'punonjëse seksi' dhe jo 'prostitutë'. Termi 'prostitutë' tingëllon fyes dhe diskriminues dhe meqë bëhet fjalë për dokument zyrtar, për mendimin tim është mirë të shmangen terma të tillë. Kurse për 'prostitution' mund të përdoret 'prostitucion'.
Sherefedin MUSTAFA (asker) Mar 26, 2012:
Terminologjia policore Bëhet fjalë për një raport policor që jam duke përkthyer dhe ku përdoret kjo shprehje. Më interesonte vetëm ekuivalenti i saj në shqip, nëse ky përdoret në terminologjinë policore shqiptare.
Iliana2010 Mar 26, 2012:
Vitrinë dhe jo vetrina Sa për sqarim, vetrina është termi në italisht, teksa në shqip është 'vitrinë'.

Proposed translations

+2
1 day 16 hrs
Selected

prostitutë vetrine

Sherefedin, unë nuk e di kush është konteksti yt por ky term është prostitutë vetrine, dhe lidhet me figurën e personit (femëror zakonisht) që qendron prapa vetrinave, duke treguar/demonstruar trupin/etj për kalimtarët.
Peer comment(s):

agree Klementina Shahini
6 hrs
agree Elvana Moore : Vitrinë e jo vetrinë :)
3 days 3 hrs
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
+1
15 hrs

punonjëse seksi/prostitutë në vitrinë

Në varësi të kontekstit të plotë dhe të formalitetit të dokumentit, termi 'prostitutë' mund të tingëllojë paksa diskriminues.
Peer comment(s):

agree Elvana Moore
4 days
Faleminderit!
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search