The moment when, 50 years ago, Neil Armstrong planted his foot on the surface of the Moon inspired awe, pride and wonder around the world. This newspaper argued that “man, from this day on, can go wheresoever in the universe his mind wills and his ingenuity contrives…to the planets, sooner rather than later, man is now certain to go.” But no. The Moon landing was an aberration, a goal achieved not as an end in itself but as a means of signalling America’s extraordinary capabilities. That point, once made, required no remaking. Only 571 people have been into orbit; and since 1972 no one has ventured much farther into space than Des Moines is from Chicago.
The next 50 years will look very different. Falling costs, new technologies, Chinese and Indian ambitions, and a new generation of entrepreneurs promise a bold era of space development. It will almost certainly involve tourism for the rich and better communications networks for all; in the long run it might involve mineral exploitation and even mass transportation. Space will become ever more like an extension of Earth—an arena for firms and private individuals, not just governments. But for this promise to be fulfilled the world needs to create a system of laws to govern the heavens—both in peacetime and, should it come to that, in war.
The development of space thus far has been focused on facilitating activity down below—mainly satellite communications for broadcasting and navigation. Now two things are changing. First, geopolitics is stoking a new push to send humans beyond the shallows of low-Earth orbit. China plans to land people on the Moon by 2035. President Donald Trump’s administration wants Americans to be back there by 2024. Falling costs make this showing off more affordable than before. Apollo cost hundreds of billions of dollars (in today’s money). Now tens of billions are the ticket price.
[ … ]
It is a mistake to promote space as a romanticised Wild West, an anarchic frontier where humanity can throw off its fetters and rediscover its destiny. For space to fulfil its promise governance is required. At a time when the world cannot agree on rules for the terrestrial trade of steel bars and soybeans that may seem like a big ask. But without it the potential of all that lies beyond Earth will at best wait another 50 years to be fulfilled. At worst space could add to Earth’s problems. | Çasti kur, 50 vite më parë, Neil Armstrong shkeli në sipërfaqen e Hënës ngjalli admirim, krenari dhe habi në mbarë botën. Kjo gazetë arsyetoi se “njeriu, duke filluar nga sot, mund të shkojë kudo në univers, aty ku mendja e tij dëshiron dhe burimet e tij ia lejojnë... njeriu me shumë siguri do të shkojë drejt planeteve shumë më shpejt se kurrë.” Por jo. Zbritja në Hënë ishte nje anomali, një objektiv i arritur jo për të siguruar fundin e tij në vetvete, por një mjet i përdorur për të sinjalizuar aftësitë e jashtëzakonshme të Amerikës. Ky fakt, pasi u realizua, nuk kërkonte një realizëm të dytë të tij. Vetëm 571 njerëz kanë qenë në orbitë; dhe duke filluar nga viti 1972 askush nuk ka shkuar më tutje, me një nismë drejt hapësirës aq sa Des Moines nga Chicago. 50 vitet në vijim do të duken shumë ndryshe. Ulja e kostove, teknologjitë e reja, ambiciet kineze dhe indiane dhe gjenerata e re e sipërmarrësve premtojnë një erë të guximshme në zhvillimin hapësinor. Ajo pothuajse me shumë siguri do të përfshijë turizmin për të pasurit dhe rrjete komunikimi më të mira për të gjithë; herët a vonë do të mund të përfshijë edhe shfrytëzimin e mineraleve dhe madje transportimin fizik. Hapësira do të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një zgjerim të Tokës – një arenë për kompanitë dhe individët privatë, jo vetëm për administratën shtetëore. Por në mënyrë që ky premtim të përmbushet, bota nevojitet të krijojë një sistem ligjesh për të administruar qiejt – si në kohë paqeje dhe nëse shkon deri aty, në kohë lufte. Zhvillimi hapësinor është përqëndruar deri më tani në lehtësimin e veprimtarisë në Tokë – kryesisht komunikime satelitore për transmetime dhe navigime. Tani, dy gjëra po ndryshojnë. Së pari, gjeopolitika po nxit një iniciativë të re për t'i dërguar njerëzit përtej cekëtirave të ulëta të orbitës Tokë. Kina planifikon të zbresë njerëz në Hënë deri më 2035-ën. Administrata e Presidentit Donald Trump dëshiron që amerikanët të rikthehen në Hënë deri më 2024-ën. Ulja e kostove e bën këtë paradë më të përballueshme se më parë. Apollo kushtoi qindra miliarda dollarë (me paratë e ditëve të sotme), ndërkohë që sot dhjetra miliardë dollarë është çmimi i biletave. [ … ] Promovimi i hapësirës si një Perëndim i Egër i ekzaltuar, një kufi revolucionar ku njerëzimi mund të shkundë zinxhirët e tij dhe të rizbulojë fatin është i gabuar. Në mënyrë që hapësira të përmbushë premtimin e saj, nevojitet dominancë. Në një kohë kur bota nuk mund të dakordësojë mbi rregullat e tregtisë globale të shufrave të hekurit dhe bimës së sojës, kjo mund të duket si një kërkesë e madhe. Por pa të, potencialit të gjithçkaje që shtrihet përtej planetit Tokë do t'i duhej maksimumi të presë një 50 vjeçar tjetër për tu realizuar. Por më e keqja e të gjithave qëndron në faktin se hapësira mund t’i shtohet problemeve të planetit Tokë. |