The moment when, 50 years ago, Neil Armstrong planted his foot on the surface of the Moon inspired awe, pride and wonder around the world. This newspaper argued that “man, from this day on, can go wheresoever in the universe his mind wills and his ingenuity contrives…to the planets, sooner rather than later, man is now certain to go.” But no. The Moon landing was an aberration, a goal achieved not as an end in itself but as a means of signalling America’s extraordinary capabilities. That point, once made, required no remaking. Only 571 people have been into orbit; and since 1972 no one has ventured much farther into space than Des Moines is from Chicago.
The next 50 years will look very different. Falling costs, new technologies, Chinese and Indian ambitions, and a new generation of entrepreneurs promise a bold era of space development. It will almost certainly involve tourism for the rich and better communications networks for all; in the long run it might involve mineral exploitation and even mass transportation. Space will become ever more like an extension of Earth—an arena for firms and private individuals, not just governments. But for this promise to be fulfilled the world needs to create a system of laws to govern the heavens—both in peacetime and, should it come to that, in war.
The development of space thus far has been focused on facilitating activity down below—mainly satellite communications for broadcasting and navigation. Now two things are changing. First, geopolitics is stoking a new push to send humans beyond the shallows of low-Earth orbit. China plans to land people on the Moon by 2035. President Donald Trump’s administration wants Americans to be back there by 2024. Falling costs make this showing off more affordable than before. Apollo cost hundreds of billions of dollars (in today’s money). Now tens of billions are the ticket price.
[ … ]
It is a mistake to promote space as a romanticised Wild West, an anarchic frontier where humanity can throw off its fetters and rediscover its destiny. For space to fulfil its promise governance is required. At a time when the world cannot agree on rules for the terrestrial trade of steel bars and soybeans that may seem like a big ask. But without it the potential of all that lies beyond Earth will at best wait another 50 years to be fulfilled. At worst space could add to Earth’s problems. | 50 vjet më parë, çasti kur Neil Armstrong shkeli në sipërfaqen e Hënës ngjalli frikë, krenari dhe çudi në gjithë botën. Një gazetë shkroi se "njeriu, që nga kjo ditë e në vazhdim, mund të shkojë kudo në univers, ku e çon mendja dhe inteligjenca... herët a vonë, tashmë është i sigurt që do arrijë në planete". Por jo. Ulja në Hënë ishte një lajthithje, jo si një qëllim për t'u arritur, por një mënyrë për të treguar aftësitë e jashtëzakonshme të Amerikës. Ky qëllim, i arritur një herë, s'kishte nevojë të përsëritej. Vetwm 571 njerëz kanë qenë në orbitë; dhe që nga viti 1972 asnjë s'ka shkuar më larg në hapësirë sa largësia mes Des Moines dhe Çikagos. 50 vitet e ardhshme do të jenë shumë ndryshe. Rënia e kostove, teknologjitë e reja, ambiciet kineze dhe indiane, dhe një gjeneratë e re e sipërmarrësve që premtojnë një epokë të guximshme në zhvillimin e hapësirës. Me siguri do përfshijë turizmin për të pasurit dhe rrjete më të mira komunikimi për të gjithë; në planin afatgjatë mund të përfshihet shfrytëzimi i mineraleve e madje edhe tranporti masiv. Hapësira do bëhet gjithmonë e më shumë si një zgjatim i Tokës - një arenë për firmat dhe individët, jo vetëm për qeveritë. Por që ky premtim të përmbushet, bota duhet të krijojë një sistem ligjesh për qeverisjen e qiejve - si në kohë paqeje, edhe në luftë, nëse do të ndodhë. Zhvillimi i hapësirës deri tani është përqendruar në lehtësimin e veprimtarive më poshtë - kryesisht në komunikimin satelitor për transmetim dhe lundrim. Tani dy gjëra po ndryshojnë. Së pari, gjeopolitika po e shtyn njerëzimin përtej kufijve të cekët të orbitës së Tokës. Kina planifikon të ulë njerëz në Hënë brenda vitit 2035. Administrata e Presidentit Donald Tramp do që amerikanët të kthehen atje brenda vitit 2024. Rënia e kostove e ka bërë këtë më të përallueshme se më parë. Apollo kushtoi qindra miliarda dollarë (me vlerën e sotme). Tani çmimi i biletës është dhjetra miliarda dollarë. [...] Është gabim të reklamohet hapësira si një Perëndim i Egër romantik, një kufi anarkik, ku njerëzimi mund të hedhë zinxhirët dhe të rizbulojë fatin e tij. Që hapësira të përmbushë premtimin, duhet qeverisje. Në një kohë kur bota nuk bie dakord me rregullat e tregtisë tokësore të shufrave të çelikut dhe sojës, duket si diçka e madhe për t'u kërkuar. Por pa të, potencialit të gjithçkaje që shtrihet përtej Tokës, në rastin më të mirë, do i duhen edhe 50 vjet të tjera të përmbushet. Në rastin më të keq, hapësira mund të jetë një problem i shtuar për Tokën. |