Eroticism has this in common with an addictive drug: that there is a coercive element to its pleasure with which part of us is in complicity, and part not. Thus ever since time began men have been trying to enjoy eroticism without being destroyed by it. Societies, religions can be defined in the way they deal with this conundrum. Polygamy, monogamy with repression, monogamy with affairs, monogamy with prostitutes, serial monogamy. Not to mention individual solutions of great ingenuity, or desperation: Victor Hugo with the door knocked through the wall of his office, to let in a girl each afternoon. Auden's flair for finding call-boys in every town. Picasso who simply refused when wife and mistress demanded he choose between them. Then there is always the hair-shirt of course. But perhaps the thing to remember when you wake up with a life full of fresh paint and tortuous complications is that eroticism wasn't invented for you, nor merely for the survival of the species perhaps, but for a divinity's entertainment. Nothing generates so many opportunities for titillation and schadenfreude as eroticism. Which is why it lies at the centre of so much narrative. How the gods thronged the balconies of heaven to see the consequences of Helen's betrayal! And your friends are watching too. Your antics have put the shine on many a late-night conversation.
On the borders between mythology and history, that wily survivor Odysseus was the first who learnt to trick the gods. And perhaps his smartest trick of all was that of lashing himself to the mast before the Sirens came in earshot. There are those of course who are happy to stand at the railings, even scan the horizon. Otherwise, choose your mast, find the ropes that suit you: sport, workaholism, celibacy with prayerbook and bell... But the kindest and toughest ropes of all are probably to be found in some suburban semi-detached with rowdy children and a woman who never allows the dust to settle for too long.
| Erotizmi ka këte të përbashkët me drogën: asht nji element që të lidh me kënaqjen që të shkakton, me të cilin nji pjesë e jona pajtohet e nji pjesë jo. Kështu, qysh se mbahet mend, njerëzit janë përpjekë me e shijue erotizmin pa u shkatrrue prej tij. Shoqnitë e fetë e ndryshme mund të përkufizohen sipas mënyrës se si e trajtojnë këte enigëm. Poligamia, monogamia e detyrueshme, monogamia me prostituta, monogamia serike. Pa përmendë zgjidhjet individuale të risive apo dëshpërimit të madh: Victor Hugo me derën e zyrës hapë për nji vajzë të ndryshme çdo mbasdite, Audeni që gjente djem të pashëm në çdo qytet. Picassoja që thjesht kundërshtonte kur grueja dhe mikesha i kërkonin me zgjedhë njenën mes tyne. Mandej vjen gjithmonë sakrifica, sigurisht. Por ndoshta gjaja për t’u mbajtë mend kur përfundon në nji jetë plot buzkuqa të freskët dhe ndërlikime torturuese asht që erotizmi nuk asht shpikë për ty, jo thjesht për mbijetesën e specieve, por për zbavitjen e perëndive. Asgja nuk prodhon ma shum raste kënaqësie e dhimbjeje sesa erotizmi. Kjo asht arsyeja pse asht në qendër të kaq shum rrëfimeve. Si i bashkuen zotat ballkonat e qiellit për me pa pasojat e tradhtisë së Helenës! Edhe shokët e tu po shohin. Marrinat tueja kanë zdritë shumë biseda të orëve të vona të natës.
Në kufijtë mes mitologjisë e historisë, ai Odiseja dinak ishte i pari që mësoi me ja punue zotave. Dhe ndoshta rrengu ma i squet i tij ishte me e lidhë veten për direk para se zanet e sirenave të përplaseshin për anije. Ka prej atyne që sigurisht mezi ç’presin me qëndrue në parmakë ose me kqyrë horizontin. Përndryshe, zgjidh direkun, gjeji konopët që të përshtaten: sporti, puna e randë, beqaria me libër lutjesh e kumbonë… Por ma i ambli e ma i forti konop prej të gjithëve ka gjasa me e gjetë në ndonji lagje rrethine gjysë e përhumbun, me fëmijë të zhurmshëm dhe me nji grue që nuk i pëlqen m’e lanë pluhunin me fjetë rehat. |