Eroticism has this in common with an addictive drug: that there is a coercive element to its pleasure with which part of us is in complicity, and part not. Thus ever since time began men have been trying to enjoy eroticism without being destroyed by it. Societies, religions can be defined in the way they deal with this conundrum. Polygamy, monogamy with repression, monogamy with affairs, monogamy with prostitutes, serial monogamy. Not to mention individual solutions of great ingenuity, or desperation: Victor Hugo with the door knocked through the wall of his office, to let in a girl each afternoon. Auden's flair for finding call-boys in every town. Picasso who simply refused when wife and mistress demanded he choose between them. Then there is always the hair-shirt of course. But perhaps the thing to remember when you wake up with a life full of fresh paint and tortuous complications is that eroticism wasn't invented for you, nor merely for the survival of the species perhaps, but for a divinity's entertainment. Nothing generates so many opportunities for titillation and schadenfreude as eroticism. Which is why it lies at the centre of so much narrative. How the gods thronged the balconies of heaven to see the consequences of Helen's betrayal! And your friends are watching too. Your antics have put the shine on many a late-night conversation.
On the borders between mythology and history, that wily survivor Odysseus was the first who learnt to trick the gods. And perhaps his smartest trick of all was that of lashing himself to the mast before the Sirens came in earshot. There are those of course who are happy to stand at the railings, even scan the horizon. Otherwise, choose your mast, find the ropes that suit you: sport, workaholism, celibacy with prayerbook and bell... But the kindest and toughest ropes of all are probably to be found in some suburban semi-detached with rowdy children and a woman who never allows the dust to settle for too long.
| Eroticizmi ka këtë të përbashkët me drogën: një element detyrues në kënaqësinë që na jep, me të cilin një pjesë e jona përqaset e një pjesë jo. Kështu që nga kohërat e lashta njerëzit janë përpjekur ta shijojnë eroticizmin pa u shkatërruar nga ai. Civilizime dhe fe të tëra përcaktohen pikërisht nga mënyra se si e trajtojnë këtë dilemë: poligamia, monogamia shtypëse, monogamia me tradhti, monogamia me prostituta, monogamia seriale. Pa përmendur këtu zgjidhje personale të nxitura nga zgjuarsia ose nga dëshpërimi: dera në murin e zyrës së Viktor Hygoit që hapej për nga një vajzë të re çdo pasdite; zotësia e Audenit për të gjetur kodoshë në çdo qytet, Pikasoja që refuzoi të zgjedhë edhe kur gruaja dhe dashnorja ia futën të dyja këmbët në një këpucë. Nga ana tjetër, është gjithmonë këmisha lesh-ashpër e pendimit. Ndoshta, pika kryesore që duhet mbajtur mend kur zgjohesh një mëngjes dhe zbulon që jeta jote është lyer nga e para ose është mbushur me vështirësi torturuese, është fakti që eroticizmi nuk është shpikur veçanërisht as për ty dhe as për mbijetesën e racës njerëzore, por për argëtimin e hyjnive.
Asnjë faktor tjetër nuk krijon më shume mundësi për ngacmime dhe kënaqësi keqdashëse se eroticizmi. Prandaj edhe është baza e aq shume rrëfimeve. Si shtyheshin hyjnitë nga ballkonet qiellore për të parë pasojat e tradhtisë së Helenës! Ashtu shtyhen edhe miqtë e tu, sepse kushedi sa biseda kanë gjallëruar bëmat e tua mbrëmjeve të vona.
Ne kufirin që ndan historinë nga mitologjia, hileqari i famshëm Odise ishte i pari që mësoi si të mashtronte zotat. Ndoshta hileja e tij më e zgjuar ishte udhëzimi për ta lidhur në direkun e anijes para se të hynin në gjirin e sirenave. Natyrisht, ka plot nga ata që duan që jo vetëm të qëndrojnë lirshëm në kuvertën e anijes, por edhe të sodisin horizontin. Për ju të tjerët, zgjidheni direkun me kujdes dhe gjeni litarët që ju përshtaten, p.sh. sportin, punën pa masë, përkorjen seksuale me libër dhe kambane lutjesh… Megjithatë, ndoshta litarët më të fortë e më të dashur nga të gjithë gjenden në shtëpitë ngjitur-ngjitur të rrethinave, mbushur me fëmijë çamarrokë dhe gra që nuk e lënë kurrë pluhurin të bëhet një pëllëmbe.
|