Competition in this pair is now closed. Discussion and feedback about the competition in this language pair may now be provided by visiting the "Discussion & feedback" page for this pair. Entries may also be individually discussed by clicking the "Discuss" link next to any listed entry. Source text in English Imagine dining in a European capital where you do not know the local language. The waiter speaks little English, but by hook or by crook you manage to order something on the menu that you recognise, eat and pay for. Now picture instead that, after a hike goes wrong, you emerge, starving, in an Amazonian village. The people there have no idea what to make of you. You mime chewing sounds, which they mistake for your primitive tongue. When you raise your hands to signify surrender, they think you are launching an attack.
Communicating without a shared context is hard. For example, radioactive sites must be left undisturbed for tens of thousands of years; yet, given that the English of just 1,000 years ago is now unintelligible to most of its modern speakers, agencies have struggled to create warnings to accompany nuclear waste. Committees responsible for doing so have come up with everything from towering concrete spikes, to Edvard Munch’s “The Scream”, to plants genetically modified to turn an alarming blue. None is guaranteed to be future-proof.
Some of the same people who worked on these waste-site messages have also been part of an even bigger challenge: communicating with extraterrestrial life. This is the subject of “Extraterrestrial Languages”, a new book by Daniel Oberhaus, a journalist at Wired.
Nothing is known about how extraterrestrials might take in information. A pair of plaques sent in the early 1970s with Pioneer 10 and 11, two spacecraft, show nude human beings and a rough map to find Earth—rudimentary stuff, but even that assumes aliens can see. Since such craft have no more than an infinitesimal chance of being found, radio broadcasts from Earth, travelling at the speed of light, are more likely to make contact. But just as a terrestrial radio must be tuned to the right frequency, so must the interstellar kind. How would aliens happen upon the correct one? The Pioneer plaque gives a hint in the form of a basic diagram of a hydrogen atom, the magnetic polarity of which flips at regular intervals, with a frequency of 1,420MHz. Since hydrogen is the most abundant element in the universe, the hope is that this sketch might act as a sort of telephone number. | Winning entries could not be determined in this language pair.There were 6 entries submitted in this pair during the submission phase. Not enough votes were submitted by peers for a winning entry to be determined.
Competition in this pair is now closed. | Imagjinoni sikur jeni duke darkuar në një kryeqytet evropian ku nuk njihni gjuhën vendase. Kamarieri flet shumë pak anglisht, por megjithatë, duke përdorur të gjitha mënyrat ju arrini të porosisni diçka që e njihni në menu, hani dhe paguani për të. Tani përfytyroni ndërkohë, se pas një shëtitje të shkuar keq, ju e gjeni veten, të uritur, në një fshat amazonian. Njerëzit atje nuk kanë asnjë ide se çfarë të bëjnë me ju. Ju mimoni duke lëshuar zhurma përtypjesh, të cilët ato i keqkuptojnë duke menduar se kjo është gjuha juaj primitive. Kur ju ngrini duart lart për t'u treguar se dorëzoheni, ato mendojnë se do të filloni një sulm. Komunikimi pa një kontekst të përbashkët është i vështirë. Për shembull, vendet me radioaktivitet duhet të qëndrojnë të paprekura për dhjetëra mijëra vjet; por në të njëjtën kohë, duke qenë se anglishtja e vetëm 1.000 viteve më parë tashmë është e pakuptueshme për shumicën e folësve të saj modernë, agjencitë janë përpjekur shumë që t'i shoqërojnë mbetjet bërthamore me paralajmërime. Komitetet përgjegjëse për këtë kanë arritur të prodhojnë nga të gjitha, duke filluar nga ngritja e thumbave prej betoni, te "Britma" e Edvard Munch, te bimët e modifikuara gjenetikisht për të ndezur një sinjal alarmi në ngjyrë blu, por asnjëra prej tyre nuk ka garanci të jetë e mbrojtur nga e ardhmja. Disa nga të njëjtët njerëz që kanë punuar në këto mesazhe të mbetjeve kanë qenë gjithashtu pjesë e një sfide edhe më të madhe: komunikimi me jetën jashtëtokësore. Ky është subjekti i librit "Gjuhët jashtëtokësore", një libër i ri i autorit Daniel Oberhaus, një gazetari të Wired. Nuk dihet asgjë se si jashtëtokësorët mund ta marrin informacionin. Një çift pllakatash të dërguara në fillim të viteve 1970 me dy anije kozmike, Pioneer 10 dhe 11, tregojnë qenie njerëzore të zhveshura dhe një hartë të përafërt për të gjetur Tokën — sende elementare, nga ku supozohet edhe se alienët mund të shohin. Meqenëse këto anije kozmike nuk kanë më shumë sesa një mundësi jashtëzakonisht të vogël për t'u gjetur, transmetimet e radios nga Toka, duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, kanë më shumë të ngjarë të krijojnë kontakte. Por pikërisht ashtu si një radio tokësore duhet të jetë e sintonuar në frekuencën e duhur, në të njëjtën frekuencë duhet të jetë edhe lloji ndëryjor. Si do të mund alienët të jenë në frekuencën e duhur të llojit ndëryjor? Pllakata Pioneer lë të kuptohet në formën e një diagrami bazë të një atomi hidrogjeni, polaritetin magnetik i cili rrëshqet në intervale të rregullta, me një frekuencë prej 1,420MHz. Meqenëse hidrogjeni është elementi më me tepricë në univers, ekziston shpresa që kjo skicë të mund të luajë rolin e një lloj numri telefonik. | Entry #31327 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
23 | 5 x4 | 1 x2 | 1 x1 |
- 3 users entered 5 "dislike" tags
pas një shëtitje | Spelling pas një shëtitjeje | Daniela Zhusti No agrees/disagrees | |
keq, ju e gjeni veten, të uritur, | Grammar errors Së pari, përdorimi i përemrit "ju" është i tepërt sepse përveç kontekstit, trajta e shkurtër e zëvendëson më së miri. E dyta, "të uritur" nuk duhet të vihet midis presjesh, sepse është e gabuar jo vetëm gramatikisht, por edhe për rrjedhshmërinë e mendimit gjatë leximit. | Daniela Zhusti No agrees/disagrees | |
e sintonuar | Mistranslations e sintonizuar | Roland Lelaj No agrees/disagrees | |
me tepricë | Mistranslations më i bollshëm | Roland Lelaj No agrees/disagrees | |
| Imagjino! Ti je duke darkuar në një kryeqytet evropian dhe nuk e flet gjuhën vendase. Kamarieri flet pak anglisht, por, me duar e me këmbë ti arrin të porositësh diçka nga menuja e njohur për ty. Ti ha dhe paguan. Tani, në vend të kësaj, imagjino sikur, pas një ecje të dështuar në natyrë, ti mbërrin në një fshat amazonian, i uritur sa më s’ka. Njerëzit atje nuk e kanë idenë më të vogël se çfarë mendimi të krijonë rreth teje. Ti imiton disa tinguj përtypës, të cilët ata i keqkuptojnë duke menduar se është gjuha jote primitive. Kur ti i ngre duart lart për të treguar se dorëzohesh, ata mendojnë se po fillon një sulm. Komunikimi pa një kontekst të përbashkët është i vështirë. Për shembull, vendet radioaktive duhet të lihen të paprekura për dhjetëra mijëra vjet; megjithatë, duke qenë se anglishtja e para 1000 vjetëve është e pakuptueshme për shumicën e folësve të saj të kohëve tona, autoritetet janë përpjekur të krijojnë paralajmërime për mbetjet bërthamore. Për këtë qëllim, organet drejtuese përgjegjëse kanë menduar gjithçka, që nga gjembat e stërlartë prej betoni, tek “klithma” e Edvard Munch dhe deri tek bimët e modifikuara gjenetikisht, që paralajmërojnë duke u shndërruar në ngjyrë blu. Asnjëra nuk garanton efektivitet në të ardhmen. Disa nga njerëzit që edhe kanë punuar me këto mesazhe për landfillet nukleare, kanë qenë gjithashtu pjesë e një sfide edhe më të madhe: Atë të komunikimit me jetën jashtëtokësore. Kjo është tema e “Gjuhëve jashtëtokësore”, një libër i ri nga Daniel Oberhaus, një gazetar i Wired. Asgjë nuk dihet se si mund ta marrin informacionin jashtëtokësorët. Dy pllaka të dërguara në fillim të viteve 1970 me dy anijet kozmike Pioneer 10 dhe 11, tregojnë qenie njerëzore lakuriq dhe një hartë të përafërt për të gjetur Tokën. Gjëra elementare, por që supozohet se jashtëtokësorët mund t’i shohin. Duke qenë se këto punime të tilla kanë një shans jashtëzakonisht të vogël për t’u gjetur, më shumë gjasa ka që transmetimet e radios që nga Toka të udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe të krijojnë kontakte. Ashtu si një radio tokësore duhet të akordohet në frekuencën e duhur, ashtu duhet të jetë edhe radioja e tipit interstelar. Si do ta hasin alienët frekuencën e duhur? Pllaka Pioneer jep një aluzion në formën e një diagrami bazë të një atomi hidrogjeni, polariteti magnetik i të cilit kalon në intervale të rregullta, me një frekuencë prej 1,420MHz. Meqenëse hidrogjeni është elementi më i bollshëm në univers, shpresa është që kjo skicë të mund të veprojë si një lloj numri telefonik. | Entry #31051 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
18 | 4 x4 | 1 x2 | 0 |
- 3 users entered 3 "dislike" tags
- 1 user agreed with "dislikes" (1 total agree)
- 1 user disagreed with "dislikes" (1 total disagree)
| Mistranslations Vetem nga fjala e pare kupton qe gjithe teksti eshte gabim | Laora Elezi | |
+1 çfarë mendimi të krijonë rreth teje | Mistranslations wrong translation, the author does not imply this meaning. | Xhilda Dervishi | |
| Imagjinoni sikur jeni duke darkuar në një kryeqytet të një vendi evropian, gjuhën e të cilit ju nuk e dini. Kamarieri flet pak anglisht, por në një farë mënyre ju arrini të porosisni diçka që njihni nga menyja, darkoni dhe më pas paguani. Tani, imagjinoni sikur, pas një marshimi i cili nuk shkon si duhet, ju arrini në një fshat të amazonës, i uritur. Banorët aty as që ia kanë idenë se kush jeni apo çfarë doni. Ju, ndërkohë, bëni tinguj përtypjeje, të cilat ata i keqkuptojnë për gjuhën tënde primitive. Kur ju ngrini duart lart për të treguar se dorëzoheni, ata mendojnë se po i sulmoni. Komunikimi pa një kontekst të përbashkët është i vështirë. Për shembull, zonat radioaktive nuk duhen trazuar për dhjetra mijera vjet; e megjithatë, duke qenë se Anglishtja që flitej 1000 vjet më parë është tani e pakuptueshme për shumë nga folësit e saj të sotëm, agjencitë e ambjentit kanë hasur vështirësi në krijimin e shenjave paralajmëruese për mbetjet bërthamore. Komitetet përgjegjëse për këtë kanë ideuar gjithçka, nga kullat e larta prej betoni, “Ulërima” e Edvard Munch, e deri te bimët e modifikuara gjenetikisht për t’u shndërruar në një blu alarmuse. Asnjëra prej tyre nuk garanton rezistencë ndaj ndryshimeve të së ardhmes. Disa nga njerëzit që punuan në krijimin e këtyre mesazheve për vendgrumbullimet e mbetjeve kanë qenë, gjithashtu, pjesë e një sfide akoma më të madhe: komunikimi me jetën jashtëtokësore. Ky është subjekti i librit “Gjuhë Jashtëtokësore”, nga Daniel Oberhaus, gazetar i revistës Wired. Asgjë nuk dihet rreth mënyrës se si jashtëtokësorët mund të kuptojnë informacionin. Dy pllaka të dërguara në vitet 1970 në bordin e anijeve kozmike Pioneer 10 dhe 11, shfaqin qënie njerëzore të zhveshura dhe një hartë që tregon me përafërsi Tokën – gjëra bazike, të cilat gjithsesi marrin si të mirëqenë aftësine e alienëve për të parë. Duke qenë se këto mjete kanë një mundësi të papërfillshme për t’u gjetur, transmetimet radio nga Toka, të cilat udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, kanë më shumë gjasa për të rënë në kontakt me qenie të tjera. Por, ashtu siç radioja tokësore duhet sintonizuar në frekuencën e duhur, edhe radioja jashtëtokësore duhet të jetë në të njëjtën frekuencë. E si do të mund të arrihej kjo? Pllaka e anijes Pioneer jep një ndihmë në formën e një diagrame të thjeshtë të një atomi hidrogjeni, polariteti magnetik i të cilit ndryshon në intervale të rregullta me frekuencë 1,420Mhz. Duke qenë se hidrogjeni është elementi më i bollshëm në univers, shpresa mbetet që kjo skicë të luajë rolin e një numri telefoni. | Entry #31162 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
14 | 3 x4 | 0 | 2 x1 |
- 1 user entered 4 "like" tags
- 1 user disagreed with "likes" (1 total disagree)
-1 1 y është subjekti i librit “Gjuhë Jashtëtokësore”, nga Daniel Oberhaus, gazetar i revistës Wired. | Flows well | AMARILDA RUCI | |
elementi më i bollshëm në univers | Flows well | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
- 2 users entered 6 "dislike" tags
një marshimi i | Mistranslations you cannot say marshim for a walking, | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
nuk duhen trazuar | Other not matching with the context, | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
agjencitë e ambjentit | Mistranslations AGJENCITE NE MBROJTJE TE MJEDISIT | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
kullat e larta | Mistranslations nuk jane kulla por thumba prej betoni te cilat ne te shumten e rasteve perdoren per te mbajtur larg endacaket per te mos okupuar nje hapesire te caktuar | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
| Mendo për pak të darkosh në një nga kryeqytetet e Evropës dhe mos të kuptosh gjuhën perkatëse. Kamarieri flet pak anglishtë, dhe mirë apo keq ja del të porosisësh diçka qe njeh nga menuja, pastaj ha dhe paguan per të. Tani mendo sikur pas një shëtitjeje në këmbë që shkon keq, përfundon i uritur në një fshatë të Amazonës. Njerëzit aty nuk dinë se cfarë të bëjnë me ty. Ti bën mimika dhe përshpërit ndonjë tingull, dhe ata mendojnë që është gjuha jote mëmë. Kur ngren duart lartë për të nënkuptuar qe dorëzohesh, ata mendojnë që po hidhesh në sulm. Ështe shumë e vështirë të komunikosh pa një kontekst të përbashkët. Për shembull, vëndet radioaktive duhet të mbeten të paprekur për qindra e mijëra vjet, dhe agjensitë e kanë patur të vështirë të krijojnë parlajmërime për rrezikun e mbetjeve nukleare, duke qenë se gjuha angleze e një mijë viteve më parë tashmë është e pakuptueshme per folësit modern. Komisioni përgjegjës për këto veprime duhet të mendoj për gjithcka që ka të bëj me këta parlajmërime, nga grumbuj të lartë betoni tek vepra e artit të Edvard Munch "The Scream" (Britma), deri tek bimët të modifikuara gjenetikisht që marrin një ngjyrë blu frikësuese. Asnjëra nga veprimet e sapo përmendura nuk ofron siguri afatgjate. Disa nga njerëzit që kanë punuar me mesazhet mbi mbetjet nukleare, janë përballur me një sfidë akoma më të madhe që është komunikimi me jashtoksorët. Kjo është dhe tema e "Extraterrestrial Languages", libri i ri i Daniel Oberhaus, një gazetar i revistës amerikane Wired. Nuk dihet se si jashtoksorët mund ti marrin informacionet. Në fillim të viteve 70-të u dërguan dy pllaka me dy anije kozmike "Pioneer 10 dhe 11" , që tregonin qenie njerëzore të zveshur dhe një hartë të përafërt të tokës: sende të thjeshta, por që vërtetojnë që alienët mund të shohin. Meqenëse anije kozmike të tilla nuk kanë pothuajse asnjë shancë për tu gjetur, transmetimet e radiove nga toka, që udhëtojnë me shpejtësin e dritës, kanë më shumë mundësi të gjejnë ndonjë kontakt. Në të njëjtën mënyrë sikurse radiot tokësore duhet të jenë tek frekuenca e duhur që të funksionojn, ashtu duhet të ndodh dhe për ato të galaktikës. Si mundet që alienet të gjejnë frekuencën e duhur? Pllaka Pioneer jep një sinjal në formën e një diagrami të thjeshtë të një atomi hidrogjeni, polaritetit magnetik të cilit vërtitet reth intervalëve të rregullta, me një frekuencë prej 1,420 MHz. Meqenëse hidrogjeni është elementi më i pasur ne univers, shpresohet që kjo ndërlidhje të shërbejë si një numër telefoni. | Entry #31075 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
4 | 1 x4 | 0 | 0 |
- 1 user entered 1 "like" tag
Extraterrestrial Languages | Other kept the original but could put the translation there as well | Edlira Kadiu Bradley No agrees/disagrees | |
- 3 users entered 10 "dislike" tags
- 1 user agreed with "dislikes" (1 total agree)
- 1 user disagreed with "dislikes" (2 total disagrees)
mirë apo keq | Inconsistencies not the right translation, the idiom means that you place all your efforts to make the waiter understand you | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
ërshpërit ndonjë tingull, dhe ata mendojnë që është gjuha jote mëmë | Mistranslations | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
transmetimet e radiove nga toka, | Spelling trasmetim radiovale nga Toka | Edlira Kadiu Bradley No agrees/disagrees | |
| Imagjinoni sikur keni shkuar për të ngrënë në një kryeqytet evropian ku nuk dini gjuhën vendase. Kamarieri flet pak anglisht, por me këmbë e me duar, arrini të porosisni diçka që ju e njihni në menu, hani dhe paguani. Tani në vend të kësaj, përfytyroni sikur marshimi juaj ka shkuar keq, të uritur, ju dilni në një fshat në Amazonë. Njerëzit atje nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me ty. Ju bëni me gjeste sikur përtypeni, por ata nuk e kuptojnë gjuhën tuaj primitive. Kur ngrini duart për t’u treguar se po dorëzoheni, ata mendojnë se ju po hidheni në sulm. Komunikimi pa një kontekst të njohur nga të dyja palët është i vështirë. Për shembull, vendet radioaktive duhet të mbeten të pashkelura për dhjetëra mijëra vjet; megjithatë, duke qenë se anglishtja e vetëm 1,000 viteve më parë është e pakuptueshme për shumicën e folësve të saj modernë, agjencitë kanë bërë çmos për të krijuar paralajmërime që shoqërojë mbetjet bërthamore. Autoritetet përgjegjëse kanë sajuar gjithçka, nga kulmet e larta të betonit, tek “Britma” e Edvard Munch e deri te bimët e modifikuara gjenetikisht të cilat shndërohen në një blu alarmante. S’ka asnjë garanci për të qenë i mbrojtur nga e ardhmja. Disa nga të njëjtët njerëz që kanë punuar me këto mesazhe në vendet e mbetjeve kanë qenë gjithashtu pjesë e një sfide edhe më të madhe: komunikimi me jetën jashtëtokësore. Kjo është tema e”Gjuhëve jashtëtokësore”, një libër i ri nga Daniel Oberhaus, një gazetar i Wired. Asgjë nuk dihet se si jashtëtokësorët mund ta përthithin informacionin. Një palë pllaka të dërguara në fillim të viteve 1970 me Pioneer 10 dhe 11, dy anijet kozmike, tregojnë qënie njerëzore nudo dhe një hartë të thjeshtë për të gjetur Tokën – gjëra bazike, por edhe kjo nënkupton se alienët kanë aftësinë të shohin. Duke qenë se marifete të tilla nuk kanë veçse një shans jashtëzakonisht të vogël për t’u zbuluar, ka më shumë të ngjarë që transmetimet e radios nga Toka, duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, të krijojnë kontakt. Por ashtu si një radio tokësore duhet të akordohet në frekuencën e duhur, e njëjta gjë duhet të bëhet edhe në hapësirë. Si do ta gjejnë alienët atë të duhurën? Pllaka Pioneer jep një të dhënë në formën e një diagrami bazë të një atomi hidrogjeni, polariteti magnetik i të cilit rrotullohet në intervale të rregullta, me një frekuencë prej 1,420MHz. Meqenëse hidrogjeni është elementi më i bollshëm në univers, shpresohet që kjo skicë të mund të veprojë si një lloj numri telefonik. | Entry #31073 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
2 | 0 | 1 x2 | 0 |
- 2 users entered 4 "like" tags
por me këmbë e me duar | Good term selection | Karen Murdarasi No agrees/disagrees | |
bëni me gjeste sikur përtypeni, | Flows well | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
- 1 user entered 4 "dislike" tags
- 1 user disagreed with "dislikes" (2 total disagrees)
ty | Syntax ose do ti drejtohesh ne veten e dyte njejes ose ne veten e dyte shumes | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
-1 1 ta nuk e kuptojnë gjuhën tuaj primitive | Mistranslations incorrect translation | AMARILDA RUCI | |
ta përthithin inform | Other it doesn't flow well | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
| Imagjinoni sikur te jeni duke darkuar ne nje nga Kryeqytete Europiane ku ju nuk e njihni gjuhen vendase. Kamarieri flet shume pak Anglisht, por me fjale apo me cfare te mundni, ju arrini te porosisni dicka te cilen e njihni ne menu , e konsumoni dhe e paguani. Tani imagjinoni sikur, pasi dicka shkon keq gjate nje ngjitje ne mal, ju gjendeni i uritur, ne nje fshat te Amazones. Njerezit aty nuk ja kane iden se cfare te bejn me ju. Ju flisni me mimika, duke nxjere psheretima, te cilat ata i ngaterrojne si gjuhen tuaj primitive. Kur ju ngrihni duart per te treguar se dorezoheni , ata mendojn se ju jeni duke nisur nje sulm. Komunikimi pa nje konteks te perbashket eshte i veshtire. Per shembull, fushat radioaktive duhet te lihen te pa shqetesuara per dhjetra mijera vite; megjithate duke qene se Anglishtja e 1000 viteve me pare , eshte tashme e pakuptueshme per folesit e gjuhes moderne , agjensit jane munduar per te krijuar paralajmerime te cilat do te shoqerojne Mbetjet Nukleare. Komitetet pergjegjese kane krijuar gjithcka duke filluar nga majat e larta të betonit, te "The Scream" i Edvard Munch, te bimët e modifikuara gjenetikisht për të kthyer një sinjal alarmant. Asnjë nuk është i garantuar të jetë i mbrojtur nga e ardhmja. Disa prej te njejtit persona te cilet punuan ne keto vende mbeturinash mesazhesh kene qene gjithashtu pjese e aventurave edhe me te medhaja sic eshte komunikimi me jeten jashte tokesore. Kjo eshte tema e "Gjuheve Jashtokesore" , librit te ri te Daniel Oberhaus, nje gazetari te Wired. Asgje nuk dihet se si jashtokesoret mund ta marrin informacionin. Nje sere pllakash te derguara ne fillim te viteve 1970 me Pioner 10 dhe 11 , 2 anije Kozmike, tregojnë qenie njerëzore nudo dhe një hartë të përafërt për të gjetur Tokën - gjëra rudimentare, por edhe kjo supozon se jashttokesoret mund të shohin. Meqenëse zanate të tilla nuk kanë më shumë se një shans pafundësisht të vogël për tu gjetur, transmetimet e radios nga Toka, duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, ka më shumë të ngjarë të krijojnë kontakte. Por ashtu si një radio tokësore duhet të akordohet në frekuencën e duhur, ashtu duhet të jetë edhe lloji ndëryjor. Si do të ndodhin alienët me atë të saktën? Pllaka Pioneer jep një aluzion në formën e një diagrami bazë të një atomi hidrogjeni, polaritetit magnetik i të cilit rrëshqet në intervale të rregullta, me një frekuencë prej 1,420MHz. Meqenëse hidrogjeni është elementi më i bollshëm në univers, shpresa është që kjo skicë të mund të veprojë si një lloj numri telefonik. | Entry #30850 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)albanian
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
0 | 0 | 0 | 0 |
- 1 user entered 1 "like" tag
- 1 user agreed with "likes" (1 total agree)
- 2 users entered 16 "dislike" tags
- 2 users agreed with "dislikes" (5 total agrees)
a Kryeqytete Europiane | Grammar errors Not according to Albanian grammar rules | Xhilda Dervishi No agrees/disagrees | |
+2 1 Anglisht, | Spelling it should not be in capital letters | AMARILDA RUCI | |
e | Other doesn't flow well with the context | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
ne , | Punctuation there should be no space before comma | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
sit | Spelling missing ë letter agjencitë | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
unduar per te krijuar p | Grammar errors jane munduar te krijojne | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
jal alarmant. | Spelling sinjal alarmi | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
+1 keto vende mbeturinash mesazhesh | Mistranslations incorrect translation | AMARILDA RUCI | |
shte tokeso | Spelling jashtëtokësorë is the right word, and please respect the use of the ë letter | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
Si do të ndodhin alienët me atë të saktën? | Inconsistencies | AMARILDA RUCI No agrees/disagrees | |
| | | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | | ProZ.com translation contestsProZ.com translation contests offer a fun way to take a break from your normal routine while testing and honing your skills with fellow translators.
ProZ.com Translation Contests. Patent pending. |